Saturday, January 19, 2013
Misteri i gurëve që ecin vetë
S'ka dyshim se shumë nga ju tashmë e dini këtë dukuri të çuditshme, për të tjerë ndoshta është hera e parë që e dëgjojnë, por në çdo rast, misteri i lëvizjes së shkëmbinjve është një nga misteret më interesante të planetit tonë.
Prej shumë vitesh, studiues nga të gjitha fushat kërkojnë të japin përgjigje për të ashtuquajturin Sliding Rocks ose Sailing Stones i liqenit Racetrack Playa në Kaliforni.
Në këtë vend, që është në Death Valley (Lugina e Vdekjes) ndodh një dukuri e çuditshme që i bën këto gurë të rëndë, që peshojnë qindra kilogramë, të ecin në një trajektore të parregullt përgjatë rrugëve duke lënë pas një gjurmë të gjatë si dëshmi e udhëtimit të tyre . Lugina është formuar nga një liqen që në pjesën më të madhe të vitit është i tharë.
Racetrack Playa është i gjerë rreth 4 km nga veriu në jug dhe rreth 2 km e gjerë nga lindja në perëndim. Sipërfaqja e tij është e mbuluar me një shtresë argjili, që pak herë kur bie shi ai kthehet në një baltë të stërmadhe. Klima është e thatë dhe rralle bie shi.
Në këtë panoramë janë vendosur gurë të shpërndarë me madhësi sa një guralec deri në , gurë me një madhësi gjysmë ton, secili në rrugën të vet, të pavarur nga njëri tjetri.
Disa gurë lëvizin vetëm disa metra, të tjerë lëvizin rreth e qark, të tjerë ecin drejt dhe pas disa qindra metrash ndryshojnë drejtimin papritmas. Ajo që është më e çuditshëm në lidhje me këtë fenomen nuk është aq shumë fakti se gurët lëvizin, por pse më shumë se dy gurë njëri pranë tjetrit me të njëjtën madhësi lëvizin në drejtime të ndryshme, disa të tjerë udhëtojnë disa hapa dhe të tjerë qindra metra, apo disa gurë të mëdhenj lëvizin dhe ato më të vegjlit pranë nuk lëvizin, e ato më të palëvizshmit vihen në lëvizje.
E nëse i shtyn era si ja bën të kthehet prapa dhe të bëjë lëvizje zigzage?
Studimet më të avancuara në këtë zonë, kanë arritur në përfundimin se gurët zhvendosen në kushte të caktuara atmosferike, ku argjili bëhet rrëshqitës dhe era, shiu shtyjnë gurët përgjatë luginës, edhe për disa arsye të pashpjegueshme, gurët lëvizin pothuajse gjithmonë natën dhe në kushte të këqija të motit, edhe pse disa konfirmojnë se kjo nuk është e vërtetë.
Edhe pse askush nuk ka parë ndonjëherë një masë shkëmbi të lëvizë, Dr. Robert Sharp thotë se ka studiuar në vitet ‘70 lëvizjen e më shumë se 30 shkëmbinjve edhe se ka regjistruar lëvizje të shpejta deri në një metër për sekondë
Duke gjykuar nga shenjat e lëna nga gurët mund të supozohet se ata lëvizin kur lugina është e mbuluar me baltë.
Mungesa e shenjave të tjera, ka përjashtuar mundësinë që pas lëvizjes së tyre mund të jetë një njeri apo kafshë. Teoria më e pranuar është se lëvizjen e gurëve e shkakton era që fryn kryesisht nga Jugu në Lindje dhe nga Veriu në Lindje. Teoritë e tjera pohojnë se kjo gjë mund të shkaktohet nga akulli i ndihmuar nga era./Indeksonline/
S'keni parë festim të tillë (VIDEO)
Një festim i paparë në futboll është parë në ndeshjen e kupës së Greqisë ndërmjet skuadrave Veria me Xanthin. Futbollisti nga Hondurasi, Carlos Costly shënoj golin e parë në ndeshje për Verian.
Ai e zbathi këpucën e tij sportive dhe për një moment e bëri telefon duke shtypur "numrat" e bëri "telefonatë" me të. Në videon në vijim mund të shikoni festimin e tij interesant.
Friday, January 18, 2013
Cka po ndodh me Detin e Vdekur?
Reshjet e mëdha të këtij muaji kanë bërë që niveli i Detit të Vdekur të rritet për herë të parë në 10 vjetët e fundit, shkruan Times e Izraelit.
Niveli i ujit tani është 10 centimetra më i lartë sesa që ishte në matjet e muajit të kaluar.
Deti i Vdekur – pika më e ulët në tokë, ushqehet nga lumi Jordan dhe përrenjtë tjerë që vijnë nga Bregu Perëndimor, shumë nga të cilët vërshuan në muajin janar.
Të martën një raport i Bankës Botërore miratoi fizibilitetin për projektin e ndërtimit të një kanali nga Deti i Kuq në Detin e Vdekur.
Projekti i përbashkët jordanezo-izraelit do të kushtojë 10 miliardë dollarë.
Bllofi i Rita Orës me zhytjen "fashion" në Tajlandë
Rita Ora ka bërë një zhytje në pishinë, me "kapuçin" më të padobishëm të njohur ndonjëherë nga njeriu.
Jo vetëm duket sikur gjithçka është krejtësisht e pavend, por për më tepër, ajo që ka vënë në kokë mendohet të mos jetë ekzaktësisht një aksesor mode që përshtatet me zonat e plazhit, apo me pishinat.
Ky është me pak fjalë imazhi që ka postuar këngëtarja e zhytur në ujë me bikini, gjatë udhëtimit të saj në Tailandë. Ndërsa në një tjetër foto shfaqet Rita në disa lëvizje noti të sinkronizuar. Ndërkohë që e ka shoqëruar gjithçka me komentin: "Nuk kam asnjë ide tani...Di vetëm që s'dua të shkoj në shtëpi nesër
10 kërkimet në Google që femrave u vjen turp t’i pranojnë!
Huffington Post realizoi një studim se cilat janë kërkimet më të famshme të turpshme të fermave në Google!
Padyshim që ato përbëjnë kërkimet nga më të pabesueshmet për… meshkujt.
Kështu këto 10-të kërkime të “fsheta”, janë:
1. – Çfarë ndodh nëse fëmija im ha një patate të thatë?
2. – Mund të vrasë dhimbja e hemorroideve?
3 – Si mund të organizojnë një mbrëmje të shkëlqyer për të dashurin imagjinar?
4. – Cili është objekti më i madh që fëmija im mund të fus në hudn?
5. – Këshillime për nëna që kanë morra.
6. – Si mund të rikthej gjoksin në lavdin e mëparshme?
7. – Mund të vdesësh nëse ha një duzinë me biskota?
8. – Si do të ngjante fëmija që do bëja me Channing Tatum?
9. – Çfarë ndodh nëse nuk mund të ajrosem?
10. – Çfarë mund të bëj unë që të mos frikësohem nga bogeyman?/Indeksonline/
Shaqiri me veturë të re - Audi S7
Futbollisti kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka postuar në profilin e tij në Twitter një fotografi ku shihet një veturë e tipit Audi S7, modeli i fundit i prodhuesit gjerman të veturave.
Derisa ishte në Basel, Xherdani ngiste një veturë të tipit Mercedes ‘xhip’, mirëpo duket se klubi, i cili ka marrëveshje zyrtare me Audi, ia ka ‘imponuar’ Xherdanit ndërrimin e tipit të veturës.
Vetura e re, trajneri i ri (Pep Guardiola), arsye të mjaftueshme që Xherdani të festoj! (ORAinfo)
Një djalë i bën portet Sali Berishës, ja cfare thote Berisha per te..
Një djalë i ka bërë karikaturë kryeministrit Sali Berisha dhe gjithë kohën e punës për ta realizuar atë e ka filmuar me kamera amatore dhe më pas ia ka dërguar Berishës i cili me ta parë, e postoi në Facebook. Gledis Disha e ka bërë karikaturën ndërsa dëgjonte në sfond atë që njihet si himni i PD, “Shqipëria po ndryshon” kënduar nga grupi Elita 5. Në postimin që ka bërë, Berisha ka shfrytëzuar rastin të përmendi fillimisht se këtë 17 janar janë bërë 360 mijë fansa në faqen e tij në Facebook. Ai ka vlerësuar se Facebook është rrjeti social me rritjen me te shpejte dhe me komunikimin me intensiv. “Për t'ju përshëndetur juve, me mirënjohjen me te thelle, për suksesin e rrjetit tone përzgjodha njërin prej jush, z. Gledi Disha qe ka hedhur ne YouTube videon ne te cilën ai, duke dëgjuar himnin tone "Shqipëria po ndryshon", realizon me nje talent te veçantë portretin tim. Faleminderit Gledis. Faleminderit te gjithëve ju, miq te dashur”, - përmbyllet mesazhi i Berishës.
Subscribe to:
Comments (Atom)
.jpg)





