Friday, March 15, 2013

A besoni në këtë short?

Sot në orën 12:00 do të bëhet hedhja e shortit në Ligën e Kampionëve. Skuadrat e kualifikuara për në raundin e radhës në Ligën e Kampionëve do të mësojnë kundërshtarët e radhës. UEFA ka bërë provën paraprake duke bërë një lloj basti se cilat skuadra do të takohen në raundin tjetër. Rasti që mund të ndodhë 1 në 1000 herë kishte ndodhur në shortin paraprak ku të gjitha çiftet ishin qëlluar paraprakisht. Në testet e bëra parashihen përballje të forta si Barcelona-Juventus, Real Madrid-Dortmund, PSG-Galatasaray e Bayern Munchen-Malaga. Ky mbetet vetëm një test, ndërsa gjasat janë që të ketë edhe El Clasico në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Barcelonës./Indeksonline/

Thursday, March 14, 2013

Nëna më thotë MUNDESH edhe djaloshi gjitha i bën (VIDEO)

Ky djalosh gjithmonë gjen nënën e tij në gjendjen e duhur për ta pyetur për diçka. Edhe ajo normalisht se kurr nuk i thotë se nuk bën ta bësh atë, apo nuk mundesh. Si rezultat i kësaj ai merr edhe makinën, bën edhe tatu, drejton edhe avionin e çka e çka jo. Por, mësoni se çka është puna në këtë video interesante.

Video që po thyen rekorde në youtube (VIDEO)

Video që po thyen rekordet në youtube. Të apasionuarit pas makinave dhe vizitjeve ekstreme janë me siguri shikuesit më të shumtë. Shikoni se çfarë ekzibicione bëjnë ky vozitës i motickletës dhe i automobilit.

Wednesday, March 13, 2013

Deklarata e Messsit para ndeshjes me Milanin, shume interesante..

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi pak orë para përballjes me Milanin, ka deklaruar se skuadra e tij nuk është në krizë. Sipas Messit disfata ndaj Milanit në ndeshjen e parë të 1/8 se finalës së Ligës së Kampionëve dhe dy humbjet ndaj Real Madridi nuk e kanë futur në krizë skuadrën katalonase. Argjentinasi mendon se skuadra e tij mund të kapërcejë situata të tilla. “Ne nuk jemi në krizë. Ne i kemi pranuar humbjet ndaj Milanit dhe Realit, sepse nuk kemi luajtur mirë”, ka thënë Messi. “Skuadra jonë mund të kapërcejë situata të tilla. Ne kemi për t’i luajtur edhe 90 minuta ndaj Milanit dhe detyra jonë është ta mposhtim ekipin italian. Ne synojmë të arrijmë shumë në këtë sezon dhe ne nuk guxojmë të dështojmë”, tha ai. /Kosovapress/