Friday, March 15, 2013
A besoni në këtë short?
Sot në orën 12:00 do të bëhet hedhja e shortit në Ligën e Kampionëve. Skuadrat e kualifikuara për në raundin e radhës në Ligën e Kampionëve do të mësojnë kundërshtarët e radhës.
UEFA ka bërë provën paraprake duke bërë një lloj basti se cilat skuadra do të takohen në raundin tjetër. Rasti që mund të ndodhë 1 në 1000 herë kishte ndodhur në shortin paraprak ku të gjitha çiftet ishin qëlluar paraprakisht.
Në testet e bëra parashihen përballje të forta si Barcelona-Juventus, Real Madrid-Dortmund, PSG-Galatasaray e Bayern Munchen-Malaga.
Ky mbetet vetëm një test, ndërsa gjasat janë që të ketë edhe El Clasico në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Barcelonës./Indeksonline/
