Wednesday, March 13, 2013
Deklarata e Messsit para ndeshjes me Milanin, shume interesante..
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi pak orë para përballjes me Milanin, ka deklaruar se skuadra e tij nuk është në krizë. Sipas Messit disfata ndaj Milanit në ndeshjen e parë të 1/8 se finalës së Ligës së Kampionëve dhe dy humbjet ndaj Real Madridi nuk e kanë futur në krizë skuadrën katalonase. Argjentinasi mendon se skuadra e tij mund të kapërcejë situata të tilla. “Ne nuk jemi në krizë. Ne i kemi pranuar humbjet ndaj Milanit dhe Realit, sepse nuk kemi luajtur mirë”, ka thënë Messi. “Skuadra jonë mund të kapërcejë situata të tilla. Ne kemi për t’i luajtur edhe 90 minuta ndaj Milanit dhe detyra jonë është ta mposhtim ekipin italian. Ne synojmë të arrijmë shumë në këtë sezon dhe ne nuk guxojmë të dështojmë”, tha ai. /Kosovapress/
